Bashkëpunimi i “Oftalmologjisë Sistina” me klinikën kroate

Maqedonia

Bashkëpunimi i “Oftalmologjisë Sistina” me klinikën kroate

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:48

Mjekë nga “Oftalmologjia Sistina” do të bashkëpunojnë dhe do të këmbejnë njohuri me kolegët e tyre nga Klinika universitare “Svijetlsot” në Zagreb. Këto dy institucione me renome firmosën marrëveshje për partneritet strategjik. Marrëveshja parasheh edukim, rikualifikim, trajnime profesionale, specializim dhe praktikë profesionale të kuadrit të ri klinikën e Zagrebit e cila në Kroaci është klinika e parë private universitare. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi në “Oftalmologjisë Sistina” do të fillojnë të aplikohen metoda për të cilat deri më tani pacientët është dashur të udhëtojnë jashtë shtetit.

“Svejtlost të rinjve nga Maqedonia të cilët duan të punojnë në Sistina do tu mundësoj specializime në Zagreb, të njihen me teknologji të reja dhe një pjesë të tyre t’i sjellin në Maqedoni si incizimi laserik i dioptrisë, do të aplikojmë transplantimin e (kornesë) cipës së syrit, ilaçe bashkëkohore për shërimin diabetit, gjithçka që ekziston në Evropë dhe në botë”, deklaroi Nikica Gabriç, Klinika universitare Svejtlost- Zagreb.

“Tashmë mjekët tanë më të rinj dhe personeli ynë është në Zagreb në trajnime edhe përsosje të dijes dhe trajnimit në teknikën laser për heqjen e dioptrisë. Presim që shumë shpejt kjo teknikë të nis të zbatohet edhe tek ne”, tha Zlatko Arnautovski, Oftalmologjia Sistina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat