Zaev: Mbështetja e Cërvenkovskit për t`u përshëndetur

Maqedonia

Zaev: Mbështetja e Cërvenkovskit për t`u përshëndetur

Më: 20 prill 2015 Në ora: 16:45

Zoran Zaev, lider i opozitës maqedonase e mirëpret mbështetjen publike të ish liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Duke e pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën gjendet Maqedonia dhe kriza e thellë politike, mirë është që edhe ish kryetari i shtetit u shpreh dhe i shpalosi qëndrimet e tij për gjendjet në vend.
Edhe LSDM, dhe personalisht unë si kryetar i partisë, e përshëndesim tërësisht mbështetjen që Cërvenkovski e shpreh ndaj LSDM-së dhe ndaj drejtuesve të partisë.

Për të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj është e patjetërsueshme që secili individ të jap kontribut në realizimin e qëllimeve me projektin ‘ E vërteta për Maqedoninë’, për kthimin e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane në shtetin tonë, dhe sidomos nëse ajo gjë vjen prej njerëzve me përvojë ashtu si është ish kryetari Branko Cërvenkovski”, deklaroi Zaev për Dojçe Vele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat