Kush dëshiron të bëjë frakcione në BDI, Zymberi akuzon për hajna dhe spiuna

Maqedonia

Kush dëshiron të bëjë frakcione në BDI, Zymberi akuzon për hajna dhe spiuna

Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:35

Ditëve të fundit të gjitha sulmet janë në adresë të udhëheqësitë më të lartë të BDI-së, kryetarit, Ali Ahmeti. Edhe në dorëheqjet e fundit të Arben Llabënishtit, Hazbi Likës dhe Shefik Durakut shprehet paknaqësia e madhe ndaj organizimit të brendshëm partiak të BDI-së dhe kërkohen reformat të vërteta.

Po pse këto reforma, kërkohen mu në valën e kulmit të aferës së përgjimeve, ku kryeministri i vendit, Gruevski akuzohet se ka bërë keqpërdorime të pushtetit dhe në mënyr joligjore nga provizionet ka fituar me miliona euro se bashku me bashkëpuntorët e vet të VMRO-DPMNE-së.
Lind dyshimi se tani nga qarqe te errëta maqedonase, dikush provon “topin” t’a hedh te partia shqiptare, me qëllim që të frakcionoj BDI-në, si parti stabile, e cila funksionon në Maqedoni më shumë se 10 vite me program dhe orientim të qartë, për më shumë të drejta për shqiptarët, standard më të mirë jetësor dhe integrim në BE dhe NATO.
BDI që nga themelimi i partisë ka mbi 100 mijë votues besnikë të cilët asnjëher nuk ia kthyen shpinën kryetarit, Ahmeti dhe mbesin të njëjtë edhe sot e kësaj dite edhe përpos tre dorëheqjeve të fundit.
Ditë më parë akuzat e para u bënë nga gazetari maqedonas, Borjan Jovanovski se kinse ai i ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që nga viti 1991 e këndej e jo partitë shqiptare e më së paku kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Dorëheqjet e Llabënishtit, Likës dhe Durakut janë vetëm një tentativë për të tronditur stabilitetin e BDI-së të cilën e duan shumë parti maqedonase, por edhe më shumë partitë shqiptare.
Reagimi i fundit i ish komandantit të UCK-së nga rajoni i Kumanovës, Abedin Zymberi përmes një letre të hapur kërkonë lëvizje për reforma në BDI, për të pastruar këtë parti siç thotë ai nga njerzit e pandershëm duke apeluar që askush nuk duhet të largohet nga kjo parti, por duhet t’i luftojnë “hajnat” dhe “spiunët”.Në vazhdim është letra e plotë e drejtuar tek kryetari, Ali Ahmeti:
"I lus të gjithë ata bashkëluftëtarë që në momentet më të vështira të mos tërhiqen nga beteja per ta pastruar partinë nga hajnat, kriminelët, spijunat e maskarenjtë. Dorëheqja nuk është zgjidhja. Une propooij dhe i lus të gjith personat ushtarak ish-eprorë dhe ish-ushtarë që të formohet LEVIZJA PËR REFORMIM TË BDI-së të pastrohet partija nga kta hajna se na turpëruan para botës, na i vonuan proceset, na varferuan duke na vjedh pa mëshirshëm, na i lan familjet e dëshmorëve pa status të zgjidhur, nai lan luftëtarët rrugëve, nai shkelën idealin per liri, na shperngulët shumë familje që as ne kohën e Qubrilloviqit e Rankoviqit nuk kan ikur kaq shumë, na e shkelën djersën e Gurbetqarëve që dhan gjithçka për lirinë e vendlindjes. Zoti Komandant Ali Ahmeti, në kohrat më tëvështira nuk të lamë vet nuk të lëmë as tash por ke shansin e fundit ta bësh at për të cilën të kam thënë gjat themelimit të BDI-së, është momenti fundit që të gjitha kritikat që ti kemi dhënë në të kaluarën ti pranosh si alarlm që ta kemi dhënë se kështu do të ndodhë, eshtë momenti i fundit të zgjedhesh anën ose të shkosh me shokët e luftë pa hipoteka dhe intelektualë, që kurrë nuk të lënë vetë ose të dalësh në anën e hajnave. I nderuar Komandant. populli të ka votuar 13 vite rradhazi, të kan votuar ty dhe duke të votuar ty kanë pëfituar hajnat. Populli u lodh më nga kta matrapaz të cilët nuk din të ngopen, është koha t'i thuhet STOP. "

Ndërkoh, si duket ky skenar është mirë i pregaditur për të dridhë themelet e kësaj partie që burojnë nga Ushtria Clirimtare Kombëtera e vitit 2001 e cili solli marrëveshjen e Ohrit që garantoi më shumë të drejta për shqiptarët, zyrtarizoi USHT-në, amnestoi qytetarët shqiptar që nuk e mbaruan shërbimin ushtarak n ëish Jugosllavi, u punësuan në mënyr rapide shqiptarët në administratë, polici, ushtri, spitale dhe gati se në të gjitha institucionet tjera shtetërore.

Megjithatë, nëse ka paknaqësi të madhe në BDI, pse kjo nuk u manifestua publikisht, para se të filloj skandali i përgjimeve të kryeministrit, Gruevski, ose të pritet që të mbaroj ngërçi politik dhe të gjitha dilemat të qartësohen më vonë. Është e qartë se Llabënishti dha dorëheqje nga të gjitha postet, por e pakuptimshme është dorëheqja e Hazbi Likës, i cili edhe më tej mbetet deputet i kësaj partie në Parlament, e aq më pak e ish zëdhënësit të qeverisë, Shefik Durakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat