Gjithsej 950 thirrje janë regjistruar në linjën "Alo doktor"

Maqedonia

Gjithsej 950 thirrje janë regjistruar në linjën "Alo doktor"

Më: 20 prill 2015 Në ora: 11:29

Gjithsej 950 thirrje janë regjistruar në linjën "Alo doktor" gjatë javës së kaluar. Telefonatat më së shumti kanë qenë për konsultime mjeksore për simptome të ndryshme, më së shpeshti për simptome kardiovaskulare dhe respiratorë si pasojë e ndryshimit të motit.

Të gjithë personave që janë lajmëruar u është dhënë ndihma përkatëse mjekësore dhe këshilla mjekësore si dhe terapi përkatëse simptomatike.
Në kol qendrën "Alo doktor" çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 për këshilla mjekësore kujdestar janë drejtorët e Enteve publike shëndetësore. Dr. Zhivka Jordanovska nga Enti për rehabilitim të dëgjimit, zërit dhe të folurit e cila do të jetë në disponim për këshilla sot prej orës 18 deri në orën 22. Ndërsa nesër Dr. Oliver Zafirovski drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët.
Më 22 prill në kol qendër do të jetë Dr. Idriz Nexhipi nga Spitali psikiatrik Shkup, më 23 prill Dr. Olivera Davçevska nga NPSH Stacioni shëndetësor Hekurudha dhe të premten më 24 prill prof. dr.Nebojsha Peshiq drejtor i Klinikës për dermatologji.

Të shtunën më 25 prill në 02/15 123 prej orës 18 deri në orën 22 do të jetë Dr. Sllavço Stojmenski drejtor i Klinikës për traumatologji dhe më 26 prill Dr. Suzana Dvojakovska nga Klinika për kirurgji maksilofaciale.

Prej më 15 shtator të vitit 2014 deri më tani në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" janë regjistruar gjithsej 32.386 thirrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat