Struga ka nevojë për infrastrukturë më të mirë

Maqedonia

Struga ka nevojë për infrastrukturë më të mirë

Më: 19 prill 2015 Në ora: 17:23

Strugës i duhet infrastrukturë më e mirë, më shumë hapësira parkimi, më shumë vende për fëmijët. Këto janë disa nga kërkesat e qytetarëve të cilët konsiderojnë se qytetit i duhen investime për një zhvillim më të mirë. Struganët këtë fundjavë kishin mundësi të japin mendimet e tyre, kurse 20 arkitekt të rinj nga vendi dhe të huaj këtyre ditëve punojnë në përpilimin e propozim projektit për pamjen e sheshin e qytetit, i cili aktualisht është në gjendje të mjerueshme.

“Ne jemi këtu që të dëshmojnë se duam të riorganizojmë sheshin, sepse Strugës i duhet hapësira e cila tani shfrytëzohet si vendparkim. Çështja tjetër të cilën ne nëpërmjet këtij projekti duam të tregojmë se shumë qytetarë duan të përdorin biçikleta. Infrastruktura siç është tani nuk e mundëson këtë gjë. Në Strugë ka edhe mungesë të kulturës së komunikacionit”, tha Ivana Krstevska- Asociacioni kreativ dhe aktiv.
Arkitekti Ardit Dika thotë se Strugës i duhet zhvillim dinamik.

“Struga ka nevojë për një park skejt të cilin gjatë kohë e kërkojmë, pista e çiklizmit dhe vende ku do të luajnë fëmijët. Si prind konsideroj se kjo është kryesorja për qytetin. Duhet meremetimi i rrugëve, sidomos rrugës rreth liqenit. Në atë rrugë ka shumë frekuentim, por gjithashtu edhe të rrugëve drejt Shqipërisë dhe Ohrit, sepse nëpërmjet kësaj rruge kalojnë të gjithë turistët”.
Ndërkohë autoritetet e qytetit të Strugës filluan me rekonstruksionin e shëtitores rreth Drinit të Zi dhe pjesës Lindore si dhe me përgatitjet për ndërtimin e unazës të udhëkryqit Struga-Qafasan- Dibër. Nga komuna informojnë se realizimi i këtyre dy projekteve të rëndësishme do të përfundoj para fillimit të sezonit turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat