Kostovska: Vaksinat, obligim i çdo prindi është t’i vaksinoj fëmijët

Maqedonia

Kostovska: Vaksinat, obligim i çdo prindi është t’i vaksinoj fëmijët

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:21

Vaksinat janë të sigurta. Obligim i çdo prindi është që t’i vaksinoj fëmijët e tyre dhe t’i mbroj nga sëmundjet e rënda ngjitëse. Ky është apeli nga manifestimi i sotëm në Parkun e qytetit i organizuar në suazat e Javës evropiane të imunizimit. Siç theksoi d-r Jovanka Kostovska nga Ministria e shëndetësisë, prej rreth 350 mijë vaksinimeve në vit, maksimum 40 mijë janë me reagime të padëshiruara edhe atë shumë të vogla. Sipas saj, përqindja e imunizimit në Maqedoni ka shënuar rënie për rreth 1 deri 2%, por megjithatë, përfshirja mesatare edhe më tej është rreth 95%.

“Në Maqedoni nuk ka dhe nuk ka pasur raste të vdekjes të shkaktuara nga vaksina. Vaksinat janë të sigurta ndërsa reagimet që shkaktohen, sikur te çdo ilaç, janë të pritura dhe të lehta, temperaturë e rritur, dhimbje dhe ënjtje në trup, shqetësim dhe qarje...asgjë më shumë se kjo nuk kemi pasur”, deklaroi Jovanka Kostovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat