Gjorgje Ivanov ankohet se nuk është në lojë për gjendjen politike në vend

Maqedonia

Gjorgje Ivanov ankohet se nuk është në lojë për gjendjen politike në vend

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:24

Presidenti Gjorgje Ivanov është ankuar se nuk është në lojë për gjendjen aktuale politike në vend gjatë një interviste për “Bugajski Hour” të analistit të njohur amerikan Janush Bugajski.

“ Te ne opozita as që dëshiron të kthehet në Parlament, as që do zgjedhje të reja. Për këtë arsye edhe bën që situata të jetë sa më delikate”, sqaroi kryetari Gjorgje Ivanov, transmeton zhurnal.mk

Në mënyrë shtesë, sipas kryetarit maqedonas, situata është përkeqësuar për shkak të mos njohjes së legjitimitetit të tij te një pjesë e opozitës, dhe me këtë është e pamundësuar edhe rroli i tij ndërmjetësues në tejkalimin e krizës.

“Në këtë situatë aktuale kemi një lëvizje nga ajo praktik dhe traditë që Kryetari ta ketë atë rrol, pasi që opozita nuk dëshiron që ta njoh legjitimitetin e institucionit Kryetar, dhe i drejtohet direkt faktorëve ndërkombëtar”, tha kryetari Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat