Filluan punimet për zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” në Çair

Maqedonia

Filluan punimet për zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” në Çair

Më: 19 prill 2015 Në ora: 14:22

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dje në konferenë shtypi në Shkup, bëri të ditur që kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimiov” në Komunën e Çairit e cila është një prej pikave më të zeza të komunikacionit në këtë anë. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të komunës, zgjerimi i rrugës në këtë pjesë mjaft kritike do të fillojë nga rruga “Stojna Sevkova” deri tek “Kosta Abrasheviq”, (pra gjatësia është 200 metra, ndërsa ka lidhje me lagjet, Seravë dhe Gazi Babë). “Punimet fillojnë në pjesën më kritike, ku kemi dy dalje, dy kyçje të lagjes së Seravës dhe dy kyçje të lagjes së Gazi Babës dhe ku brenda ditës qytetarët gjatë kalimit humbin më së paku gjysmë ore për të kaluar në këtë rrugë, që është rrugë mjaft e frekuentuar dhe që lidh qendrën me komunën e Butelit lidh shumë akse rrugore në qytetin e Shkupit dhe ne po fillojmë bashkëpunim me Qytetin e Shkupit”, theksoi Mexhiti.

“Fillimisht ndodh dislokimi i infrastrukturës nëntokësore, të kabllove të EVN­së dhe gypave të ujësjellësit atmosferik, ku vlen të përmendet edhe donacioni nga EVN­ja në Komunën e Çairit, për shkak se dislokimit do të bëhet nga ndërmarrja EVN, të cilën e falënderoj publikisht. Do të ndodh zgjerimi i mbikalimit sepse duhet t’i përshtatet zgjerimit të rrugës e cila do të ketë nga tre korsi në dy anët”, tha më tej ai. Mexhiti ka paralajmëruar edhe zgjerimin e rrugës “Hristian Todorovski­ Karposh”, prej tek “Vero” deri ne kufi të Çairit, punimet e së cilës do të fillojnë me 1 tetor, ndërsa në muajin mars të vitit 2016 do të zgjerohet edhe rruga e plastikave apo bulevardi “Nikolla Karev”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat