Duraku jep dorëheqje nga BDI-ja

Maqedonia

Duraku jep dorëheqje nga BDI-ja

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:42

Shefik Duraku, nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë, sot ka kumtuar publikisht dorëheqjen e tij prej posteve partiake në BDI.

“ E kam kumtuar edhe para anëtarëve të Degës dhe organeve partiake dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të degës së BDI-së në Haraçinë, por sot po e rikonfirmoj edhe në opinion edhe atë pikërisht sot për t`ia shtuar fuqinë zërit të pakënaqësive për mënyrën e organizimit partiak të BDI-së në përgjithësi e në veçanti mënyrën e funksionimit në nivel të degëve.

Unë si një aktivist që nga themelimi i BDI-së shpreh publikisht pakënaqësinë time jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik. Unë mbetem një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve”, shkruan Duraku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat