Ivanov: Nuk po më njohin si president

Maqedonia

Ivanov: Nuk po më njohin si president

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:58

jorgje Ivanov në intervistën e tij të realizuar në televizionin Albanian Screen, theksoi se nuk mund ta marr rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e krizës politike, pasi që legjitimiteti i tij kontestohet.

“ Te ne opozita as që dëshiron të kthehet në Parlament, as që do zgjedhje të reja. Për këtë arsye edhe bën që situata të jetë sa më delikate”, sqaroi kryetari Gjorgje Ivanov.

Në mënyrë shtesë, sipas kryetarit maqedonas, situata është përkeqësuar për shkak të mos njohjes së legjitimitetit të tij te një pjesë e opozitës, dhe me këtë është e pamundësuar edhe rroli i tij ndërmjetësues në tejkalimin e krizës.

“Në këtë situatë aktuale kemi një lëvizje nga ajo praktik dhe traditë që Kryetari ta ketë atë rrol, pasi që opozita nuk dëshiron që ta njoh legjitimitetin e institucionit Kryetar, dhe i drejtohet direkt faktorëve ndërkombëtar”, tha kryetari Ivano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat