Shabani: Struga e Studeniçani janë shembuj që unë nuk i përjashtoj komunat opozitare

Maqedonia

Shabani: Struga e Studeniçani janë shembuj që unë nuk i përjashtoj komunat opozitare

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:24

Lirim Shabani, ministër i vetëqeverisjes lokale në intervistën javore në REL, ndërmjet tjerash theksoi ai nuk bën përjashtime midis komunave opozitare, qasja e tij është e drejtë më të gjitha.

“Edhe në një familje ndonjëherë paraqiten mos kuptime midis anëtarëve, kështu edhe ne ndonjëherë kemi raste kur kemi pa pajtueshmëri, megjithatë është me rëndësi se ne jemi të hapur për dialog, debatojmë tërë kohën dhe shpesh herë përmes dialogut gjejmë zgjidhje ndaj të gjitha problemeve, kështu që nuk ka tema tabu të cilat nuk i hapim dhe nuk diskutojmë bashkërisht”, tha Lirim Shabani, ministër i vetëqeverisjes lokale në intervistën e tij për REL.

Kryetarët e komunave opozitare vazhdimisht ankohen se nuk marrin mjete të mjaftueshme nga pushteti qendror për t`i realizuar projektet e nevojshme. A është kjo tendencioze për t`i ulur shanset votuesve deri në zgjedhjet e ardhshme?

“Do të filloja nga ministria e vetëqeverisjes lokale, do të thoja se ekziston organ në nivel që Qeverisë që quhet Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal, ku në këshillat e atyre qendrave marrin pjesë kryetarët e të gjitha komunave, pa dallim nëse janë nga pushteti ose opozita, nga të gjitha rajonet e mundshme në Republikën e Maqedonisë.

Para dhjetëra ditëve mbajti një mbledhje ky Këshill, jap shembullin për të sqaruar se ajo gjë nuk është bash ashtu.

Ne shpërndamë 2 milion euro për projekte të cilat në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet e Republikës së Maqedonisë, aplikojnë përmes Qendrave në Ministri dhe ne përmes Këshillit i shpërndajmë ato mjete.

Në atë mënyrë veprojmë edhe në rastet tjera. Mund të jap edhe shembuj tjerë konkret nga komuna opozitare.

Për shembull Komuna e Strugës, ku në pjesën e arsimit kemi investime në shkolla, në shkollën e Labunishtës dhe Radolishtës ka rinovime.

Mund të marrim një shembull të tretë, ku në Komunën e Studeniçanit, fshati Moranë, dhe një numër i madh komunash opozitare ku ne kemi investuar, kështu që nuk pajtohem me atë që e thatë”, tha Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat