Mbi 90.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

Maqedonia

Mbi 90.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:08

Pushtetarët maqedonas ta respektojnë etnitetin bullgar të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë dhe t`i shfrytëzojnë përvojat e Bullgarisë në procesin euro integrues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi që përveç të ardhmes evropiane, Maqedonia nuk ka të ardhme tjetër, tha deputeti bullgar në PE Angel Xhamaski në konferencën e sotme nacionale të Shoqatës për miqësi maqedonase-bullgare në Manastir.

Gjithmonë kur Maqedonia ka qenë në një situatë të rëndë, në Bullgari ka një formacion-VMRO i cili i ndihmon Maqedonisë.

Tash Maqedonia përsëri gjendet në një situatë të rëndë dhe në Bullgari nuk ka kush të kujtohet për ju përveç neve, tha lideri i VMRO-së bullgare, Krasimir Karakacanov.

“ Këtu janë mbledhur njerëz të cilët e ndajnë idenë tonë dhe ajo është se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të mos përplasen për budallai. Historinë t`ia lëmë historianëve. Ajo gjë nuk është punë e politikanëve. Politikanët duhet të punojnë që qytetarët e Maqedonisë dhe të Bullgarisë të jetojnë më mirë”, tha Karakacanov.

Shoqata për miqësi bullgaro-maqedonase nga Manastiri shënoi pesë vjetorin e ekzistimit dhe deri tani ka degë në Shtip, ProbiShtip, Kërçovë dhe Veles. Sipas vlerësimeve të tyre interne, ato kanë rreth 2.000 anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat