Zaev publikon “bombën” në ora 14.00 në Shtip

Maqedonia

Zaev publikon “bombën” në ora 14.00 në Shtip

Më: 18 prill 2015 Në ora: 11:36

Regjistrime të reja me biseda të përgjuara, lideri opozitar i LSDM do të publikoj sot, në konferencën e shtypit në Shtip. Kryetari i organizatës komunale të Shtipit, Vladimir Milloshev, nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedave dhe i ftoi qytetarët në marshin e pasdites që do ta udhëheq lideri Zoran Zaev.

“Marshi do të filloj para postës së re, në lagjen “8 Noemvri”, do të ec drejt rrugës “Boris Kidriç”, nëpër pjesën qendrore të qytetit deri tek sheshi “Sloboda”, deklaroi Miloshev.

Në shesh është paraparë fjalim të mbaj Zaev. Agjenda është e ngjashme sikur edhe në qytetet tjera: konferenca është e caktuar për orën 14 ndërsa marshi më 18 e 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat