Anëtarët e VMRO –së në KSHZ kundërshtojnë shqyrtimin e funksionit të Mitevskit

Maqedonia

Anëtarët e VMRO –së në KSHZ kundërshtojnë shqyrtimin e funksionit të Mitevskit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 23:07

Gjatë seancës se KSHZ-së, anëtarët nga radhët e VMRO- së kërkuan largimin e pikës për shqyrtimin e statusit të funksionit të kreut të Komisionit Komunal Zgjedhor të Qendrës Koço Mitevski.

Mitevski u dëgjua se si bisedon me ministrin Mile Janakievski në njërën nga ‘bombat’ e opozitës, ku kërkohet që të merr listat zgjedhore në disa vendvotime për të parë se kush nuk ka votuar dhe që të ushtrohet presion mbi ta.

Anëtarët e KSHZ-së nga partia e Gruevskit theksuan se dokumentet e ofruara nuk janë adekuate, çështja është e vonuar dhe se kjo paraqet instrument politik. Por këto pohime i kundërshtuan kreu i KSHZ dhe anëtarja Violeta Duma duke thënë se asnjëherë nuk është vonë nëse për një rast ka një element të ri. Rillkoski pyeti nëse personi në fjalë i cili ka tejkaluar kompetencat duhet të qëndroj edhe më tej në atë funksion madje edhe të realizoj referendumin në komunën Qendër.

“Kjo për mua është një letër që nuk është e vërtetuar dhe nuk ka vulë. Pra kjo nuk është dëshmi. Nëse e vëmë pikën në rend dite atëherë e vëmë KSHZ-në dhe mediat në shtypin e verdhë ndërsa personazhi kryesor është kreu i komisionit Komunal Zgjedhor i Qendrës. KSHZ-ja nuk duhet të lëshohet në cirkun lëvizës të një partie politike. Vet propozimi paraqet shfaqje teatrale qëllimi i së cilës është diskreditimi i organit më të lartë shtetëror për realizmin e zgjedhjeve”, tha Aneta Stefanovska.

“Nuk ka dilemë për mua se ky person ka bërë shkelje dhe shtrohet pyetja nëse ai ka kredibilitet moral dhe legjitimitet të jetë edhe më tej në këtë marrëdhënie në shtet dhe ta udhëheq referendumin në komunën Qendër. Do e përdor zhargonin tënd, cirk politik apo shfaqje teatrale, ai është aktual, e din gjithë bota me siguri në ndonjë rast tjetër do të debatojmë edhe për atë cirk”, u shpreh Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ-së.

Bedredin Ibrahimi theksoi se kjo ankesë e LSDM nuk është kompetencë e KSHZ-së por duhet dërguar në MPB dhe Prokurori. Ai tha se kjo pikë është diskutuar në KSHZ dhe se ka kërkuar që seanca të jetë e hapur si dhe të hapen edhe tema tjera si Kërçova dhe Struga.

Ndërsa nënkryetari i KSHZ Subhi Jakupi ishte i mendimit se duhet të debatohet rreth kësaj pike. Për rendin e ditës pa pikën e 2 ishin pro 3 anëtarët e VMRO-DPMNE-së ndërsa kundër ishte kryetari dhe nënkryetari Subhi Jakupi si dhe Violeta Duma ndërsa Bedredin Ibrahimi votoi përmbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat