“Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit të gjithë qytetarëve: reflektim në rastin e Maqedonisë”

Maqedonia

“Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit të gjithë qytetarëve: reflektim në rastin e Maqedonisë”

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:07

Para disa ditëve, në Namur të Belgjikës, përfunduan “Ditët Shqiptare Ilirida”, që u organizuan nga shoqata SIREAS NAMUR, e udhëhequr nga veprimtarja Nermine Kumanova dhe Shoqata MAKOWAL, e udhëhequr nga une Memedali Ahmedi, që njeherit jam edhe përfaqësues i Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) në shtetet e Evropës Perëndimore. Në këtë manifestim “Ditët Shqiptare Ilirida” në Namur ishte prezent edhe kryetari dhe themluesi i DSHM-së, z. Musa Lamallari – Tim Shkupi.

Prej datës 6 Prill, në Namur me Tim Shkupin për “Ditët Shqiptare Ilirida” ishte edhe një delegacion nga Maqedonia, i përbërë nga sekretari i SHVL-së për Shkup, z. Xhem Lamallari, i njohur si Komandant Baruti, kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare, z. Daim Hiseni, kryetari i Këshillit Organizativ për Drejtësi për rastin “Monstra”, z. Bedri Ajdari, delegacionit iu bashkangjitën edhe veprimtari nga Zvicra z. Florim Kadriu, si dhe gazetari dhe shkrimtari nga Kosova, z. Habib Zogaj për të promovuar librin e tij “Reportazhe Lufte”.

Gjatë “Ditëve Shqiptare Ilirida” ishin caktuar edhe takime të rëndësishme për delegacionin nga Maqedonia më përfaqësues të jetës politike belge. Vlen të përmendim takimin shumë miqësor dhe informativ me zonjen Genevieve Lazaron në asamblenë e “Province de Namur”. Takimin me deputeten federale Gwenaell Grovonius pas vizitës të Senatit dhe Parlamentit Federal belg në Bruksel, ku zonja Grovonius u njoftua me realitetin e hidhur në bazë të provave dhe fakteve për situatën e rëndë dhe të vështirë të shqiptarëve në Maqedoni, për dikriminimin përfid, për vrasjet dhe likuidimet e ish-ushtarëve të UÇK-së pa gjyq, për moszgjidhjen e statusit të tyre juridik, për rastin Monstra, për bllokimin e procesit integrues, për projektin kiç 500 milionësh “Shkupi 2014”, për shtetin dhe sistemin unitar që ua mohon shqiptarëve të drejtën për shtetësi, manipulon me statistika dhe nuk kemi regjistrim të popullsisë, e shumë tjera.

Edhe pse ishin ditët festive të Pashkëve, prefekti i Namurit dhe ministri i çështjeve sociale, z. Maxime Prevot, gjeti kohën e tij të lirë në një pasdreke, në ditëlindjen e tij të takoi përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare për Maqedoni.

Në pasmbrëmjen e 9 Prillit të “Ditëve Shqiptare Ilirida” ishte caktuar një konferencë/debat me dy ligjerues nga Belgjika, njohës të mirë të funksionimit të shtetit dhe sistemit belg, por edhe të problemeve reale në Maqedoni, z. Safet Kryemadhi, politolog dhe shkrimtar dhe z. Liridon Lika, asistent dhe specialist në marrëdhëniet ndërkombëtare, kurse nga Britania e Madhe z. Musa Lamallari, shkrimtar, teolog dhe kryetar i Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë dhe nga Maqedonia z. Daim Hiseni, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare, me temë “Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit të gjithë qytetarëve: reflektim në rastin e Maqedonisë”.

Nga rrjedha e këtij debati dhe nga shumë takime me personalitete të njohura belge doli edhe ideja që t’i ofrohet qeverisë së Maqedonisë, partive dhe grupeve të ndryshme politike modeli i funksionimit të shtetit Belg si nisje për të zëvendësuar sistemin dhe shtetin unitar të IRJM-së me një shtet federal dhe sistem të demokracisë koncensuale.
Pasi shqiptarët e Maqedonisë po përjetojnë torturën psikologjike nga mediat dhe disa portale shqipfolëse të regjimit dhe të LSDM-së, DSHM-ja e ndjen si obligim të informon përmes kësaj konference opinionin në Maqedoni me kërkesat e DSHM-së, që janë kërkesa reale edhe të shqiptarëve të Diasporës, që janë të organizuar në shumë shoqata kudo në shtetet Perëndimore.

Nuk e dijmë se çfarë durimi ka PDSH-ja, as çfarë do të bëjë BDI-ja, do të braktisi qeverinë e Gruevskit ose jo, si do të veprojnë partitë dhe grupet e vogla, do të bashkohen ose jo të gjitha këto që të federalizojnë Maqedoninë, që është kërkesë imediate dhe reale e platformës “Maqedonia, Opsioni Shqiptar” në kuadër të DSHM-së për të dalur nga kriza e thellë morale, politike, ekonomike, sociale, që janë rezultat i zhvillimit të sistemit të jonjëkohësisë, që koncepti unitarist ua ka mundësuar partive maqedonase të sillen si padron të shtetit, kurse partitë shqiptare mbeten vetëm si qiragjinjë në rrethanat dhe kushtet ekzistuese në Maqedoni.

Nisur nga kjo, DSHM-ja e di se çfarë kërkon, prandaj edhe nuk heziton që të kërkon në rend të parë:

1) Maqedonisë t'i ndërrohet emri dhe
2) Maqedonisë t'i ndërrohet edhe flamuri, himni dhe stema.
3) Të filloi procesi për regjistrimin e popullsisë sipas standardeve perëndimore dhe nën mbikqyrjen e rreptë të OSBE-së

Me këto tre kërkesa, do të debllokohet procesi integrues i shtetit. Nëse ndokujt prej politikanëve shqiptarë me mentalitet skllavi i duken te parealizueshme kërkesat tona, atëherë nuk ka kurrëfarë zori askush prej tyre të sillet si zombi, as të na kualifikojë sipas dioptrisë unitariste me unë të thyer vetëm pse DSHM-ja e tregon qendrimin e vet, si dhe askush prej partive nuk ka zorrë prej askujt të na i refuzon kërkesat tona ose të na ndërsejnë banditët e tyre, sepse nuk e kemi ndërmend t’i frikësohemi askujt.

DSHM-ja, si LIDHJE E DIASPORËS PËR SHQIPTARËT E MAQEDONISË nuk është parti politike, është Lëvizje qytetare, politike dhe kulturore e qytetarëve shqiptarë në diasporë: në Amerikë, Kanada, Australi, Europë, Mbreterinë e Bashkuar, Turqi dhe në Republikën e Maqedonisë; pra, është organizata kupolë (varianti është lidhja unitare) e të gjitha shoqatave shqiptare në diasporë dhe personave fizik që aderojnë në Statutin e DSHM-së në vendet e përmendura.
Nisur nga kjo, Kryeministrit dhe qeverisë së Maqedonisë, partive politike, bashkësive fetare, organizatave dhe shoqatave të pavarura, sot ua paraqesim kërkesat e Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë: “Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit të gjithë qytetarëve: reflektim në rastin e Maqedonisë”. Pasi modeli belg nuk mund të kopjohet germë për germe, ne si DSHM kemi këto kërkesa, që mendojmë se janë të realizueshme, në qoftë se duam të ecim përpara, drejt ardhmërisë, drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të ndalim dominimet e nje grupi etnik mbi tjetrin, sikur ka qenë rasti i dominimit sllav dhe ideologjisë pansllaviste 102 vjeçar mbi tokat shqiptare në Maqedoni.

Kërkesat e DSHM-së janë:

1. Parlament dydhomësh. Dhoma e Kombeve dhe Dhoma e Qyetarëve. Maqedonia të nadehet në tre Njësi zgjedhore dhe me lista të hapura.

2. President me rrotacion. Republika e Re duhet të ketë Presidentin dhe zëvendësPresidentin, me mandat 6 vjeçar dhe të ndërrohen në rrotacion çdo tri vjetë.

3. Prokuroria, sistemi i drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Komisioni Zgjedhore, të jenë plotësisht të pavarura nga partitë politike dhe në ingerenca të plotë të Presidencës me rrotacion 3+3. Emërimi i tyre bëhet nga presidenca, kurse i voton Dhoma e Qytetarëve dhe Dhoma e Kombeve.

4. Të gjitha rastet e montuara, përgjimet, të ashtuquajtura “bomba” ku janë dëmtuar shqiptarët, por edhe qytetarët joshqiptarë, të marrin epilog drejtësie të drejtë në bazë të provave dhe fakteve. Të ndërtohet një fond për dëmshpërblimin e tyre dhe të inkriminuarit gjithashtu të marrin konsekuencat e tyre. Të dalin para drejtësisë të gjithë ata që kanë dëmtuar perspektivën e kombit shqiptarë për interesa personale.

5. Të formohet policia Federale dhe Shërbimi Inteligjent Federal, që do të jetë nën kontrol të Presidencës. Drejtorët e këtyre dy shërbimeve të emërohen nga Dhoma e Kombeve dhe të zgjidhen nga Dhoma e Qytetarëve.

6. Kryetari i partisë shqiptare fituese patjetër të jetë pjesë e ekzekutivit dhe jo të rri në katund duke ruajtur kopenë e dhenve. Nuk jemi fise beduinësh, por jemi popull evropian, i civilizuar, që nga gjiri jonë kanë dalur dy nobelist, Nënë Tereza dhe Ferid Muradi. Prandaj nuk guxojmë të pranojmë këtë nënçmim që na është imponuar nga bajraktar me mentalitet feudal përtej Shkupit.

7. Çështja e Buxhetit, sikurse edhe çështje tjera me karakter kombëtar, vendimmarrja të jetë me konsensus në Dhomën e Kombeve, kurse vendimet ekzekutive patjetër të nënshkruhen nga përfaqësuesi më i lartë në ekzekutivin e qeverisë Kryeminsitër apo zëvendësKryeministër, që do të thotë mund të kemi edhe shqiptar Kryeministër.

8. Gjuha shqipe të rregullohet si gjuhë zyrtare në tërë Maqedoninë dhe të përdoret në të gjitha institucionet qeveritare, komunale, publike dhe private.

9. Të miratohet një plan marshall për investime kapitale në komunat shqiptare. Të barazohen shqiptarët me maqedonasit në të gjitha aspektet. Të zëvendësohet zhvillimi i jonjëkohësisë me njëkohësinë, jo më në kurrizë të shqiptarëve.

10. Të ndërtohet komplet një komunë e re shqiptare në Shkup me standarde ekologjike me 30 mijë banorë. Të ndalen menjëherë të gjitha ndërtimet e egra në rrugët nacionale të Çairit. Të ndalen, gjithashtu, menjëherë punimet e murit të gjallë perfid në Çarshinë e Vjetër, që getoizon edhe më shumë pjesën e banuar me shqiptarë të Shkupit. Ndryshimi i planit tek sheshi “Skenderbeu” nuk është arsyetim me fjalën evoluim për të mirë, por për të keq, pasi muri që po ndërtohet prej armaturës dhe betonit është statik, nuk zhvillohet, as nuk mund të jetë funksional si shesh, por në mënyrë perfide ndahet qyteti dhe përcaktohen kufijtë e Shkupit pa i pyetur qytetarët shkupjan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat