Fondi pensional shqiptarizohet, 54 shqiptar sot morrën vendime pune

Maqedonia

Fondi pensional shqiptarizohet, 54 shqiptar sot morrën vendime pune

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:23

Fondi Pensional-Invalidor në Maqedoni i udhëhequr nga kuadrot e BDI-së kanë arritur suksese të mëdha në përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion të rëndësishëm shtetëror.

Drejtori i Fondin për Sigurim Pensional e Invalidor të Republikës së Maqedonisë, Amet Dauti sot ndau vendimet e punës për 63 persona të cilëve iu transferua vendi i punës në bazë të Ligji për transformim në marrëdhënie të rregullt pune që Parlamenti I Maqedonisë e miratoi kohë më parë.

Prej këtyre 63 personave që sot morën vendimet e punës, 54 janë shqiptarë ndërsa 9 maqedonas.

Ekipi menaxhues i kryesuar nga drejtori Amet Dauti përgëzoi punonjësit e pranishëm duke ju dëshiruar suksese në jetë dhe punë si dhe njëkohësisht falënderoi ata për angazhimin maksimal të deritanishëm gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat