AUV-ja injoron edhe Avokatin e Popullit

Maqedonia

AUV-ja injoron edhe Avokatin e Popullit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 17:41

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), injoron edhe Avokatin e Popullit. Ixhet Memeti theksoi se që dje i ka skaduar afati ligjor Agjencisë, për t’iu përgjigjur thirrjes për raport thelbësor mbi të punësuarit në këtë Institucion, pozitat dhe avancimin e tyre. Memeti paralajmëron marrjen e hapave tjera të cilat ia garanton ligji.

“Hapi tjetër që duhet të bëj avokati i popullit është që të bëjmë hetim në vetë institucionin. Pasi ta hetojmë institucionin do ta shohim se mos vallë gjatë atyre punësimeve ka pasur diskriminim apo trajtim jo të barabartë të qytetarëve të gjitha etniteteve, pasi ankuesit thonë se diskriminohen për arsye se i përkasin etnitetit shqiptar. Pasi të bëjmë këtë hetim do të ndërmarrim hetime të veprimit se avancimi si ka ecur në atë institucion në vitin 2014. Mos vallë, gjatë vitit 2014 janë avancuar 43 të punësuar prej të cilëve asnjë shqiptar”, u shpreh Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Edhe sot ishin të pakapshëm drejtuesit e Agjencisë për ushqim dhe veterinari. Zëvendës drejtori Abdulezel Dogan fillimisht tha se gjatë ditës do të prononcohet, por më pas ishte i pakapshëm Heshtje edhe nga Sekretariati për implementimin e MO-së. Zv/Kryeministri Musa Xhaferi ishte i pakapshëm për prononcim lidhur me ankesat e të punësuarve shqiptarë në Agjencinë për ushqim dhe veterinari. Ky Institucion numëron rreth 350 të punësuar, prej tyre vetëm 50 shqiptar dhe njëkohësisht asnjë nëpër poste udhëheqëse. Përveç kësaj të punësuarit shqiptar ndër vite nuk janë avancuar në detyrat e tyre edhe pse në këtë institucion punojnë për më shumë se 10 vite. Të gjithë të punësuarit gëzojnë poste si këshilltarë, bashkëpunëtor të ri dhe referent të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat