Zhduken kompanitë e denoncuara nga opozita!

Maqedonia

Zhduken kompanitë e denoncuara nga opozita!

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:30

Zhduket kompania konsultuese nga shteti i Amerikës latine, Belize në emër të së cilës ishin regjistruar disa ndërmarrje maqedonase të përmendura në “bombat” e opozitës. Kështu njofton javorja “Fokus” ndërsa si dëshmi boton edhe fotografi. Selia e kompanisë “Mur Stivens”, ku përfundonte pronësia e pronarëve të fshehtë të parcelave në Vodno, deri në bombën e 10-të të opozitës ka qenë në ndërtesën e verdhë. Por, më pas, brenda natës, janë zhdukur tabelat, ndërsa objekti është boshatisur, shkruan “Fokus”. Gazetari korrespondent i javores nga Belize, ka tentuar të zbulojë selinë e re të ndërmarrjes, por deri në keëtë adresë nuk ka pasur sukses meqë nuk ka pasur kurrfarë shënimi në lokalitetin e vjetër – se ku janë shpërngulur. Për ndërmarrjet maqedonase që kanë lidhje me adresën në të cilën ka ndërtesë boshe, në disa raste shkruante edhe NOVA TV. Mes tjerash, portali hetoi se në Belize përfundon pronësia e javores, Republika, ndërsa me adresën drejtpërdrejt është i lidhur edhe hoteli “Rusia” i investitorit të huaj dhe pronari i Vardarit, Sergej Samsonenko.

Nga ana tjetër, paraprakisht, opozita në njërën prej bombave të veta publikoi se në këtë adresë gjendet edhe ndërmarrja “Sirah Limited”. Këtë ndërmarrje e përmendën si themeluese të “Sirah Inzhenering” në Maqedoni, ndërsa si pronar të saj kumbarinë e kryeministrit Nikolla Gruevski nga martesa e parë, Risto Novaçevski. Ndërmarrja maqedonase është pronare e së paku 11 000 metrave katrorë truall në Vodno, që kur janë blerë kanë qenë për pyll apo vreshta, e që më pas të ridestinohen në truall ndërtimor në vlerë disa milionëshe. LSDM-ja drejtpërdrejt akuzoi se prapa kësaj kompanie në fakt qëndron vetë Nikolla Gruevski dhe publikuan biseda audio për të cilat pohojnë se tregojnë – se si kryeministri ka ushtruar presion për ridestinimin e truallit me çka disa herë është rritur vlera e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat