Dimitrov e ftoi BE-në që ta shkarkoj Qeverinë e Gruevskit

Maqedonia

Dimitrov e ftoi BE-në që ta shkarkoj Qeverinë e Gruevskit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:51

Nikolla Dimitrov, ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA dhe në Holandë dhe negociator në kontestin për emrin me Greqinë dhe tash anëtar i Institutit të Hagës për drejtësi globale, dje në një kolumnë në gazetën “Nju Jork Times” e ftoi Bashkimin Evropian që të kërkoj shkarkim të qeverisë maqedonase dhe të mbështet formimin e një qeverie kaluese.

Në të kundërtën, Komisioni Evropian duhet që të kërcënohet se do ta ngrij procesin e futjes së Maqedonisë në BE, shkruan Dimitrov në kolumnën e tij.

“ Bashkimi Evropian duhet të marr një qëndrim më të fortë. Quhet qartas që të na bëj me dije se Maqedonia nuk ka demokraci funksionale, ta ftoj Qeverinë që të dorëhiqet, dhe ta mbështes formimin e një qeverie kaluese. Kur kjo gjë do të ndodh, Bashkimi Evropian duhet që të punoj për tu reformuar institucionet shtetërore, të siguroj një hetim të pavarur për akuzat e Zaevit dhe të përgatis zgjedhje të lira. Nëse VMRO-DPMNE nuk bashkëpunon, Komisioni Evropian duhet të kërcënohet se do ta ngrij procesin e futjes së Maqedonisë në BE”, shkruan Dimitrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat