Egjiptianët: Protugjer dhe VMRO duhet të na kërkojnë falje publikisht

Maqedonia

Egjiptianët: Protugjer dhe VMRO duhet të na kërkojnë falje publikisht

Më: 17 prill 2015 Në ora: 11:00

Organizatat jo qeveritare të cilat përkujdesen për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtat njerëzore të etnitetit të Egjiptanëve Ballkanas në Maqedonisë, nuk janë të befasuar, por të shqetësuar nga dyfytyrësia dhe jo toleranca që hetohet ndaj pjesëmarrësve të tyre nga ana e personave të caktuar në kreun e VMRO-DPMNE-së të cilët janë edhe bashkëpunëtor të afërt në kabinetin e kryeministrit aktual të Maqedonisë, të cilët mund të dëgjojnë dhe shohin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara të publikuara nga LSDM në Ohër me datën 16.04.2015.

Mos respektimi i identitetit etnik të përfaqësuesve të egjiptianëve në Ohër dhe në Maqedoni, përfaqëson thyerje të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë si dhe të drejtave universale të njeriut, dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e minoriteteve nacionale. Me këto materiale është njëherë u vërtetua anomalia politike dhe shoqërore, paragjykimi dhe stereotipi në Maqedoni, se përfaqësuesit egjiptian të Maqedonisë janë qytetar të rendit të dytë ose të tretë që nuk duhet të kanë të drejta qytetare, por vetëm duhet që të instrumentalizohen gjatë zgjedhjeve.

E thërrasim Martin Protugjerin dhe partinë VMRO-DPMNE që publikisht ti kërkoj falje Egjiptianëve të Maqedonisë, për mos respektimin e identitetit etnik dhe nxitjen e mos tolerancës etnike ndaj përfaqësuesve të egjiptianëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat