Kekenovski: E palogjikshme që dikush të jep donacion “Cash”me miliona euro

Maqedonia

Kekenovski: E palogjikshme që dikush të jep donacion “Cash”me miliona euro

Më: 2 prill 2015 Në ora: 10:44

Është e palogjikshme që dikush të jep donacion me miliona euro, dhe pastaj ju t’i menaxhoni ata para në “cash”. Kështu vlerson për “Zhurnal’”, profesori universitar, Jove Kekenovski.

“ Askush nuk jep para të gatshme si donacion.Është e palogjikshme që dikush të jep donacion me miliona euro, dhe pastaj ju t’i menaxhoni ata para në cash. Rasti që e publikoi dje Zaevi për shefin e policisë sekrete, Mijallkov dëshmon se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra”, tha Kekenovski duke sqaruar se rregullat e donacioneve janë të qarta.

“Donacionin më shumë e shoh në aspekt matrial në mirëqenie dhë në të mira të punës. Nëse është donacion, ai do ju pyet juve, çka ju mungon si institucion, ministri, apo organizatë. Ai ju blen pajisjet dhe ju dhuron donacionin, por nuk ju jep para në cash”, tha mes tjerash, profesori universitar, Jove Kekenovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat