Në rajonin e Shkupit brenda ditës kanë ndodhur 11 aksidente

Maqedonia

Në rajonin e Shkupit brenda ditës kanë ndodhur 11 aksidente

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:28

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur 11 aksidente prej të cilave pesë me pasojë dëme materiale dhe gjashtë me pasojë lëndime turpore.

Lëndime kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike, tre bashkëudhëtarë dhe tre këmbësorë.

Policia rrugore ka sanksionuar pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, shtatë shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit dhe shtatë persona të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 66 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë ligjëratë edukative në orën 19 në Stacionin policorë me kompetencë të përgjithshme në Gazi Babë në të cilën do të marrin pjesë qytetarët që kanë kryer vepra penale në baza të ndryshme në cilësin e këmbësorit.

Ligjëratë edukative do të mbahet me nxënësit e klasës së katërt në SHF "Tefejuz" e cila gjendet në territorin e komunës së Çairit.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normal dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat