Plazhet në Strugë nuk do të prishen

Maqedonia

Plazhet në Strugë nuk do të prishen

Më: 2 prill 2015 Në ora: 09:25

Plazhet e Strugës dhe gjithë hapsirat e tjera publike janë pronë e qytetarëve të saj, dhe jo e disa individëve të cilët duan ti keqpërdorin këto hapsira duke marrë para pikërisht nga këto qytetarë.

Plazhet në qytetin e Strugës nuk do të prishen, madje ato do të rregullohen dhe do të jenë në dispozicion të qytetarëve struganë. Kështu thonë burime të brendëshme nga komuna e Strugës pas propagandave të shumta nga qarqe të caktuara të cilët për interesa individuale dhe pa asnjë logjikë duan që të krijojnë anarki në qytetin e Strugës.

Asnjëherë nuk do të prishim, ne jemi këtu për të rregulluar, ne jemi për interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Strugës. Propagandat dashakeqe, të cilët tentojnë të manipulojnë duke thënë se Komuna do ti prishë plazhet, janë tendencioze dhe plasohen nga disa njerëz të cilët kanë të lidhura interesat personale dhe familjare me disa nga objeketet në fjalë.
Realisht, Komuna e Strugës do ti rregullojë plazhet dhe do i kthejë ato në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj, as më pak e as më shumë nga ajo që e përcakton vet ligji. Në çdo vend normal ka rregulla dhe ligje, sipas ligjit të cilin, koncesionerët e kanë lexuar para se ti ndërtojnë objektet e tyre rreth plazheve, këto hapsira pas përfundimit të kontratës duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme dhe të shpallet konkurs i ri me kritere të caktuara sipas rregullores. Imagjinoni çfarë situate do krijohej sikur secili të marrë nga një hapsirë rreth plazhit të ndërtojë dicka dhe ta shfrytëzojë atë gjithë kohën, madje duke shkelur ligjin.
Struga do kishte hapsirë për nja 15 persona të tillë, po pastaj çdo bëhej me pjesën tjetër të qytetarëve ?! Kjo përveç se nuk është e ligjshme, nuk është edhe e ndershme, thonë burime të brendhsme nga Komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat