Ivanov në Tiranë: Për përgjimet nuk flas jashtë Maqedonisë

Maqedonia

Ivanov në Tiranë: Për përgjimet nuk flas jashtë Maqedonisë

Më: 2 prill 2015 Në ora: 08:44

(I Plotësuar) - Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nuk ka diskutuar me presidentin Bujar Nishani çështjen e përgjimeve.

Kur u pyet nga mediet, në konferencën e përbashkët, nëse ka informuar Nishanin mbi këtë çështje, meqë ka zëra se janë përgjuar edhe politikanë të Shtetit Shqiptar, Ivanov tha se kjo çështje ka karakter të brendshëm.
“Pyetja juaj ka të bëjë me çështje të brendshme dhe unë kur ndodhem jashtë Maqedonisë nuk flas për çështje të brendshme. Sepse kjo mbetet çështje e brendshme e shtetit tonë”, deklaroi Ivanov, njofton "Zhurnal".

Ivanov, gjatë takimit me presidentin shqiptar Bujar Nishani, kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO.
Ivanov tha se në këmbim të mbështetjes për në NATO, Maqedonia do t’i vërë në dispozicion Shqipërisë të gjitha përvojat e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
Ivanov tha se Maqedonia dhe Shqipëria kanë objektiv të njëjtë dhe ky është qenia pjesë e BE-së dhe NATO-s.
Ivanov tha se gjatë takimit me presidentin shqiptar u fol edhe për të drejtat e komuniteteve dhe në këtë pikë u shpreh se Maqedonia ka një sistem politik që përfshin të gjithë qytetarët, në saje të Marrëveshjes së Ohrit.

Ivanov kërkoi që komuniteti maqedonas në Shqipëri t’i gëzojë në nivel shteti të gjitha të drejtat që i gëzon në nivel komune.

Ivanov në Tiranë, nis takimet me krerët e Shtetit Shqiptar
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov nisi vizitën zyrtare në Tiranë. Ivanov do të pritet nga homologu shqiptar Bujar Nishani, ndërsa do të zhvillojë takime edhe me krerët e tjerë të shtetit.

-Ora 10:00 ceremonia zyrtare e pritjes e ndjekur nga fotoja familjare e çifteve presidenciale;

- Ora 10:25 takimi koke me koke mes dy Presidenteve;

- Ora 10:45 bisedimet dypaleshe mes dy delegacioneve zyrtare;

- Ora 11.30 konferenca e perbashket e shtypit e dy Presidenteve.

Ivanov, vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i shoqëruar nga bashkëshortja Maja Ivanova prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë.

Presidenti Ivanov në Tiranë do të ketë takime me kolegun e tij shqiptar Bujar Nishani, me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Shqipërisë, presidenti Ivanov do të takohet edhe me kryetarin e Tiranës, Lulzim Basha.

Të premten, presidenti Ivanov do ta vizitojë Komunën Pustec, ku do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale maqedonase.

Në delegacionin që do ta shoqërojë presidentin Ivanov gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë është edhe ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat