Marsh i nxënësve të shkollave të mesme nesër në Tetovë

Maqedonia

Marsh i nxënësve të shkollave të mesme nesër në Tetovë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 22:45

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme më 2 Prill prej orës 12:15 në Qendrën e Kulturës “Ilo Anteski-Smok” në Tetovë do të mbajë Marshin e Dyte të shkollave të mesme.

Nxënësit së bashku me mësuesit dhe arsimtarët do të shprehin pakënaqësinë e tyre për reformat e këqija në nga testimi ekstrën dhe ndryshimet në maturën shtetërore.

Nga Plenumi thonë se ky marsh është mbikombëtarë, mbinacional, mbireligjioz, jopartiak ndaj apelojnë që të marshi të jetë i qete, pa shprehje urrejtjeje, dhune dhe simbole nacionale dhe partiake.

Vendi i mbledhjes është Pallati i Kulturës, në ora 12:15. Do të marshonë nëpër bulevardin Marshall Tito, përmes Rrugës Jane Sandanski, nëpër Ilindenska, deri tek Universiteti i Punëtorëve, ku gjenden zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), Byroja për Zhvillim te Arsimit (BZHA) dhe Inspektorati Arsimore.

“Për herë të dytë t’i themi “JO” reformave të këqija në arsim, të cilat nga ne bënë minj eksperimentues. “Kemi qëndrim, nuk kemi frike!”, thonë nga Plenumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat