Presidenti maqedonas Ivanov vizitë dy ditore në Shqipëri

Maqedonia

Presidenti maqedonas Ivanov vizitë dy ditore në Shqipëri

Më: 1 prill 2015 Në ora: 20:10

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të zhvillojë nga nesër një vizitë dyditore në Shqipëri.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës së Shqipërisë, Presidenti maqedonas Ivanov do të zhvillojë takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes e ndjekur nga fotoja familjare e çifteve presidenciale. Në orën 10:25 do të mbahet takimi kokë më kokë mes dy Presidentëve dhe në orën 10:45 do të zhvillohen bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve zyrtare. Në orën 11.30 të dy Presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat