Vajgl: Kërkojmë mënyrat më të mira për përgatitjen e takimit të dytë

Maqedonia

Vajgl: Kërkojmë mënyrat më të mira për përgatitjen e takimit të dytë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:45

Tre eurodeputetët që po ndërmjetësojnë dialogun politik mes VMRO-së dhe LSDM-së mësohet se po përgatisin strategjinë për takimin e radhës.

Pas takimit të së hënës, kur dy partitë u takuan për herë të parë, eurodeputetët kanë nisur që tani përgatitjet për takimin e dytë, që pritet të mbahet fill pas festës së Pashkëve katolike.

Kjo gjë është bërë e ditur për “Dnevnik” nga zëdhënësi i Raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl-it.

“Zoti Vajgl ju informon se jemi në kërkim të mënyrave më të mira për përgatitjen e takimit të radhës, i cili supozohet të mbahet pas Pashkëve. Deri atëherë, eurodeputeti Vajgl do të përmbahet nga dhënia e deklaratave për çështje konkrete”, tha Antonino Arlachi, zëdhënësi i eurodeputetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat