Tentohet të vritet me thikë një i punësuar i USHT-së

Maqedonia

Tentohet të vritet me thikë një i punësuar i USHT-së

Më: 1 prill 2015 Në ora: 11:22

Një tentativë për vrasje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Gostivar, njoftoi policia.

Raportohet se një person është dërguar në Spitalin e Gostivarit me plagë shkaktuar nga thika, ndërsa më pas është transferuar në klinikat e Shkupit, për shkak të seriozitetit të plagëve.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se viktimë i këtij sulmi të personave të panjohur, është shtetasi R.J banues në Gostivar dhe i punësuar i Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Policia në bashkëpunim me prokurorin publik po punojnë për ndriçimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat