DW: Nota e protestes nga BE-ja konfirmoi autenticitetin e bisedave?

Maqedonia

DW: Nota e protestes nga BE-ja konfirmoi autenticitetin e bisedave?

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:57

Nota e protestës e Bashkimit Evropian dërguar Shkupit është një lloj konfirmimi i autenticitetit të bisedave të përgjuara.

Kështu shkruan Deutsche Welle, duke iu referuar faktit se javën e kaluar, Brukseli, përmes Delegacionit të BE-së në Shkup, i dorëzoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, notën e protestës në lidhje me përgjimin e diplomatëve.
Delegacioni i BE-së në Shkup nuk pranoi të komentojë përmbajtjen dhe formën e protestës, me arsyetimin se ajo është pjesë e korrespondencës diplomatike mes BE-së dhe Maqedonisë.
Sipas DW-së, në qarqet diplomatike ekziston shqetësimi se Maqedonia mund të ketë problem serioz nëse konfirmohet se janë përgjuar ambasadorë, me çka do të shënohej shkelja e Konventës së Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat