Bilalli, regjimit fashist në Maqedoni po i numërohen ditët

Maqedonia

Bilalli, regjimit fashist në Maqedoni po i numërohen ditët

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:45

Publicisti Mersel Bilalli, e quan regjim fashist, politikën në Maqedoni, ndërsa thotë se kësaj gjendje po i numërohen ditët. Në një prononcim për “Bota sot”, Blilalli, konsideron se kësaj gjendje i kanë ndihmuar edhe partitë politike shqiptare.

“Mendoj se regjimit fashist i numërohen ditët. Për fat të keq do të mbahet mend në histori se një regjimi të tillë pafundësisht të korruptuar dhe kriminalizuar, por edhe me nacionalizëm të shprehur ndaj Shqiptareve, i kanë ndihmua edhe që të dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH. Madje kjo e fundit aktronte se është në opozite, derisa në një bombe u pa se lideri i saj i ishte përbetuar për gjithë jetën shefit të policisë sekrete!!!”, vlerëson Bilalli për “Bota sot”.
Sipas tij, përballë kësaj gjendjeje, me sugjerimin amerikan Kosova dhe Shqipëria do të qëndrojnë anash.

“Mendoj se me sugjerimin amerikan edhe Shqipëria edhe Kosova do të qëndrojnë anesh. Madje do funksionar të tyre ndoshta janë edhe në ndonjë bombe ne lidhjet biznesore të tyre. Tani për tani lideri i opozitës maqedonase sikur i kursen partitë shqiptare dhe nuk ua nxjerr kushtimisht thënë bombat e mëdha. të shohim se ka do të ndodh në të ardhmen”, përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat