Thaçi takon sot Ramën

Maqedonia

Thaçi takon sot Ramën

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:43

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, do të vizitojë sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social të kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi thuhet se do të vizitojë Tiranën ku do të takojë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Pritet që tema e bisedimeve të jenë zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, Shqipëri dhe më gjerë, si dhe për pikat e përbashkëta të bashkëpunimit midis PDSH-së dhe qeverisë shqiptare. Ky takim është në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë që ka kryetari i PDSH-së me drejtuesit e lartë të Shqipërisë”. /ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat