Misini: Gruevski dhe Mijallkov janë miliarder dhe pronar të 40 përqind të bizneseve

Maqedonia

Misini: Gruevski dhe Mijallkov janë miliarder dhe pronar të 40 përqind të bizneseve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:14

Analisti politik, Suad Misini vlerson se kryeministri, Nikolla Gruevski dhe shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov kanë pasuri holivudiane dhe janë bërë miliarder.
Sipas tij 40 përqind e ekonomisë së Maqedonisë është në pronë të Gruevskit dhe Mijallkovit.
Këtu përfshihen firmat, bankat, zinxhirin e marketeve, xehroret, pomat e benzinës, mediat, tokën, restorantet, diskotekat, ndërtesat dhe sende tjera.
Kështu ka deklaruar në intervistën për Maktel, analisti politik, Suad Misini.

Ai ka sqaruar të gjitha mënyrat se si këta funksionar shtetëror parat që i marrin nga provizionet dhe bizneset tjera i legalizojnë përmes firmave fiktive që i hapin nëpër vende të ndryshme të botës.(OFFSHORE)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat