Jashari: Së paku 370 shqiptar të denjë për antarë të Këshillit Gjyqësor

Maqedonia

Jashari: Së paku 370 shqiptar të denjë për antarë të Këshillit Gjyqësor

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:21

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka mbrojtur sot propozim/ligjin për Këshillin gjyqësor. Pavarësisht edhe mëdyshjeve që kishte ndarë ditë më parë, kolegu i tij partiak Rafiz Aliti se shqiptarët nuk e përmbushnin dot kushtin për 15 vjet eksperiencë, Jashari theksoi të kundërtën, duke garantuar se janë të paktën 370 shqiptarë të denjë për këtë post. Një gjë e tillë e bindi sot edhe Alitin. Pas argumentimeve, ministri Jashari, njëkohësisht firmëtar i propozimit që vjen nga qeveria, ftoi Kuvendin të miratojë ndryshimet.

"Pyetja ishte sa është numri i kandidatëve. Unë menjëherë do t’u jap përgjigje. Numri i kandidatëve që i plotësojnë këto kushte është diku rreth 1100, prej të cilave diku rreth 370 janë shqiptarë, zoti Rafis Aliti. Besoj se kuvendi i Maqedonisë do t’u japë ngjyrë të gjelbër këtyre propozimeve, dhe këto ndryshime do të bëhen pjesë përbërëse të ligjit për Këshillin Gjyqësor", deklaroi Adnan Jashari, ministër i Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat