Nedellkova s'ka njohuri për politizimin e gjyqësorit

Maqedonia

Nedellkova s'ka njohuri për politizimin e gjyqësorit

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:50

Qytetarët duhet t’iu besojnë gjykatësve në Maqedoni pasi ata që marrin vendimet kanë kapacitet për t’u përballur me të gjitha sfidat. Kështu mendon kryetarja e Gjykatës së Lartë të Maqedonisë, Lidija Nedellkova, pas “bombave” të fundit me të cilat opozita akuzoi se pushteti ekzekutiv është përzier direkt në emërimin e gjykatësve.

“Nuk e di pse paraqet sekret emërimi i gjykatësve, pra kandidatët që propozohen, domethwnw, kur ka një konkurs të caktuar për zgjedhje të gjykatësve, flas për kohën kur ligji ende lejonte që 50% e gjykatësve të zgjidhen nga bashkëpunëtorët profesionalw ose nga kuadrot e tjerw, ndërsa 50% të zgjidhen nga akademikët e diplomuar. Pra, çdokush që propozon kandidat për gjykatës të cfarwdollojgjzkate, së pari duhet t’i njohë mirë cilësitë e tij. Nuk lejohet të propozosh kandidat që nuk posedon cilësi të caktuara. Cilësitë manifestohen përmes rezultateve, kështu që rezultatet askush nuk mund t’ia marrë gjykatësit. Profesionalizmin, njohuritë, integritetin ... askush nuk mund t’ua marrë gjykatësve. Kështu që besoj se ata që kanë propozuar kandidatët për emërime, e kanë pasur parasysh një kusht të tillë”, tha Lidija Nedellkova, Kryetare e Gjykatës së Lartë.

-A është në rregull që komisione partiake të bëjnë zgjedhje paraprake të kandidatëve dhe emrat e gjykatësve të shënohen në defterë me numra rendor?

“Nuk kam dijeni për këtë që po flisni, përveç asaj që kam dëgjuar edhe unë, pra bisedat e publikuara në faqet e internetit. Nuk kam dijeni se çfarë është bërë, për këtë mund të pyesni ata që e kanë bërë një gjë të tillë.”

Kryetare, një koment tuajin lidhur me përfoljen tuaj nga një gjykatëse e sapoemëruar. Me shefin e policisë sekrete, ajo ju ka përmendur se edhe ju keni lobuar për ndonjë gjykatëse, e cila ju ka bërë dhurata. Si do ta komentoni këtë bisedë?

“Unë s’kam pse ta komentojë këtë bisedë, pasi nuk dëgjova se bëhet fjalë për mua konkretisht. Një farë Lidija u përmend, mirëpo ka shumë Lidija në gjyqësor. Nuk e di nëse jam unë pikërisht ajo.”

A keni marrë personalisht dhurata nga ndonjë kandidate për gjykatëse?

“Jo! Siç e shihni, më shumë adhurojë perlat se sa “Swarovski”.”

Pohoni se nuk keni njohuri, që në këtë mënyrë kanë kaluar vlerësimet paraprake të gjykatësve para se të zgjidheshin në Këshillin Gjyqësor? Meqë nga regjistrimet u pa se disa gjykatës paraprakisht kanë marrë informacione prej kreut të DSK-së se janë zgjedhur, ndërkohë që zyrtarisht, emërimi nuk kishte përfunduar?

“Mirë. Ndoshta unë nuk e kam ndjekur edhe atë shumë...”

... nuk mendoni se kjo është temë për të cilën duhet debatuar në një seancë të përgjithshme të Gjykatës së Lartë, të Shoqatës së Gjykatësve apo edhe në Këshillin Gjyqësor?

“Në seancën e përgjithshme të Gjykatës së Lartë nuk debatohet për këto tema. Këto janë tema për të cilat nëse është e vërtet kjo që pohohet... ka nevojë të debatohet në ndonjërën nga këto komisione, këshilla, këshilla etike që janë formuar përmes Kodit të Etikës së gjykatësve, në Shoqatën e Gjykatësve.”

Në “bombën” e saj të fundit për gjyqësorin, LSDM-ja akuzoi se zyrtarët e lartë të pushtetit ekzekutiv kanë vendosur drejtpërdrejtë se kush do të bëhet gjykatës apo prokuror publik. Në bisedat e përgjuara në favor të kësaj teze u paraqit ish prokurori shtetëror LupçoShvërgovski i cili konfirmoi autenticitetin e bisedave të tij. Por, për Dojçe Velen, ai shtoi se nuk ka asgjë kontestuese në përzierjen e pushtetit ekzekutiv në zgjedhjen e prokurorëve, pasi për dallim nga gjyqësori, ata kanë qenë të mëvetësishëm, por jo edhe të pavarur. Kryetari i sapo-zgjedhur i Këshillit gjyqësor nga ana tjetër, pohonte se nuk ka pasur presion politik se cilët kandidatë duhet të zgjidhte si gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat