Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave

Maqedonia

Komandant Hoxha: Ahmeti është i njoftuar për të gjitha provizionet e tenderave

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:12

Xhezair Shaqiri, i njohur is komandant Hoxha, nuk beson që ndonjë funksionar i BDI-së ka mundur të marrë provizione prej tenderëve, pa dijen e kryetarit të kësaj partie, Ali Ahmeti.

“A e keni dëgjuar ne fjalimin e tij Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti kur thonë në incizimin telefonit tek bombat e Zaevit se ta pyesim shefin dhe shefi i tyre është ALI AMETI. A e keni verejtur se Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi nuk dalin në zgjedhje dhe nuk kërkojnë, vota dhe pas çdo procesi zgjedhor Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferi i kanë vendet e sigurta nëpër poste të larta shtetërore dhe a mund të më tregon ndonjëri se ku i merr BDI miliona euro qe po i harxhon nëpër çdo cikël zgjedhor për marketing politik të BDI? Athua Ali Ahmeti nuk e ka vërejtur që po harxhohen miliona euro nëpër tubimet e BDI-së”, ka shkruar Shaqiri, duke komentuar informacionin e plasuar se dy funksionarë të BDI-së kanë marrë provizione pas shpinës së Ahmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat