MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore

Maqedonia

MASH tërheq matematikën nga matura shtetërore

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:48

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka ndryshuar vendimin e mëparshëm për maturën shtetërore. M.A.SH-i sot ka dal me një zgjidhje të re, që lënda e matematikës të mos jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollat e mesme, por vetëm për nxënësit të cilët janë të regjistruar në gjimnaz dhe të cilët kanë zgjedhur drejtimin matematiko-natyror.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri Abdilaqim Ademi, i cili më tej ka njoftuar se, për ata gjimnazistë të cilët kanë zgjedhur drejtime shoqërore, si edhe për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme profesionale, matematika do të jetë lëndë zgjedhore, përveç gjuhës së huaj. Pra, provimi do të jepet vetëm nëse nxënësi do e zgjedhë atë vetë, në përputhje me vullnetin dhe bindjen e tij personale. Për gjimnazistët që kanë zgjedhur sferën gjuhësore apo artistike, lëndët e detyrueshme në maturën shtetërore do të jenë gjuha amtare dhe gjuha e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat