"Solidariteti": Vazhdon shkatërrimi i lirisë së shtypit

Maqedonia

"Solidariteti": Vazhdon shkatërrimi i lirisë së shtypit

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:54

Lëvizja “Solidariteti” reagon për vendimin e Komisionit për Verifikimin e Fakteve, për të shpallur bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gazetaren dhe kryeredaktoren e javores “Fokus”, Jadranka Kostova.

Lëvizja shprehet e revoltuar për “vazhdimin e shkatërrimit të lirisë së shtypit në Maqedoni” dhe i jep mbështetjen e plotë Kostovës dhe javores “Fokus”.
“Lëvizja ‘Solidariteti’ mbështet gjithmonë dhe nxit mendimin kritik të pjesëmarrësve të sferës publike. Qytetarët dhe qytetaret kanë për detyrë, ndërsa mediet janë të obliguar që të zhvillohen në mënyrë kritike ndaj funksionarëve publikë. Së këndejmi, liria në politikat redaktuese të medieve, qasja e vetëdijshme dhe të shprehur e pavarurit e gazetarëve si kreatorë të realitetit shoqëror, janë parakushte të domosdoshme për zhvillimin e shoqërisë demokratike”, thuhet në deklaratën e “Solidaritetit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat