Tre marshe proteste kundër reformës në arsimin e mesëm

Maqedonia

Tre marshe proteste kundër reformës në arsimin e mesëm

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:27

Nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit, Prilepit dhe Tetovës, të bashkuar në kuadër të Plenumit të Shkollarëve të Mesëm, paralajmërojnë për nesër dhe të enjten tre marshe në këto qytete.

Slogani i marsheve protestuese do të jetë “Stop për reformat e këqija në arsim”.
Nxënësit do të protestojnë në mënyrë paqësore kundër reformës në arsimin e mesëm dhe të indinjuar sepse janë injoruar nga institucionet kompetente.
Marshi në Shkup do të fillojë në orën 12 përpara Kuvendit dhe do të përfundojë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Marshi ynë të mërkurën nuk tregon frikë nga dija, por etje për dije. Për atë dijen e vërtetë që meriton secili nga ne. Le të tregojmë bashkërisht se rinia intelektuale është e formuar dhe e pavarur. Shpirti ynë është i paepur, kurse qëndrimi i ynë i papërkulur”, thuhet në njoftimin e Plenumit të Shkollarëve të Mesëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat