Reagon partia e Shehtanskit: Ndërhyrja e BE-së e bën shtetin protektorat

Maqedonia

Reagon partia e Shehtanskit: Ndërhyrja e BE-së e bën shtetin protektorat

Më: 31 mars 2015 Në ora: 11:13

Partia nacionaliste maqedonase TMRO, kryetari i së cilës Vanço Shehtanski ushtron detyrën e kreut të Inspektoratit të Pushtetit Lokal, vlerëson se përfshirja e BE-së në çështjet e brendshme të vendit e bënë atë një protektorat.

Reagimi i tillë pason takimin e djeshëm mes përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, në Bruksel, për më tepër nën ndërmjetësimin e eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të KE-së
“Mungesa e kapacitetet dhe nxjerrja jashtë oborrit të çdo problemi, nuk është mirë për imazhin e vendit dhe nënkupton ndërhyrje ndërkombëtare në çdo rast dhe hapjen e një problemi të ri. Me siguri nuk ka tjetër shembull ku BE zgjidh një problem të brendshëm në një shtet evropian”, thuhet në reagimin e TMRO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat