Partia rome, protestë në Tabanocë kundër diskriminimit në pikat kufitare

Maqedonia

Partia rome, protestë në Tabanocë kundër diskriminimit në pikat kufitare

Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:45

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve vendosi dje organizimin e një proteste në pikën kufitare “Tabanocë”.

Shkak për protestën është diskriminimi i romëve në pikat kufitare dhe moslejimi i tyre për të udhëtuar drejt shteteve të Evropës, pavarësisht se rregullat e reja të udhëtimit në Zonën Schengen i japin të drejtë çdo qytetari të Maqedonisë që të udhëtojë i lirë dhe pa viza.
“Kemi të dhëna se në Tabanocë, të gjitha gjërat që romët kanë me vete u hidhen në shportë, kurse u kërkohet pagimin e doganës për gjërat e vjetra. Kjo do të thotë se nuk respektohen kërkesat e protestës që mbajtëm më 21 mars, me moton ‘Stop kthimit nga kufiri dhe stop diskriminimit’”, thuhet në deklaratën me shkrim të PER-it.
Partia falënderon diasporën rome për mbështetjen që i ka dhënë protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat