“Bomba” e 15-të e Zaevit publikohet sot në ora 14.00

Maqedonia

“Bomba” e 15-të e Zaevit publikohet sot në ora 14.00

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:51

Opozita në Maqedoni do t’a publikoj të ashtëquajturën bombën e 15 -të skandalit të përgjimeve sot në ora 14.00

Kreu i LSDM Zoran Zaev ditë më parë u shpreh se përgjimet , dëshmojnë se ndershmëria e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski është vetëm farsë që fsheh fytyrën e tij të vërtetë.

Në përgjimin e publikuar, tregohet se si Gruevski ka kërkuar ndryshime të planeve urbanistike në një komunë duke përvetësuar dy parcela toke publike që kapin shifrën e 5 milion eurove.
Pastaj ka marr provision miliona euro nga firma kineze për ndërtimin e dy autostradave.
Lideri i opozitës edhe njëherë kërkoi dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e Qeverisë kalimtare që do të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat