Gruevski dhe Janakievski ikin nga qytetarët në Shkup?!

Maqedonia

Gruevski dhe Janakievski ikin nga qytetarët në Shkup?!

Më: 31 mars 2015 Në ora: 09:48

Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ministri i transportit, Mile Janakievski iu shmangën takimit të fundit me qytetarët në komunën Qendër të Shkupit. Qytetarët janë kundër ndërtimit të ndërtesës shumëkatëshe për parkimin e veturave.

“ Pse nuk morrën guximin që të dëgjojn përgjigjen tonë negative për garazhën shumëkatëshe te Automaqedonia”-kështu kanë pyetur banorët lokal të komunës Qendër raporton A1on.

Prefekti i komunës Qendër, Andrej Zhernovski tha se kjo ndërtesë e re do t’i dëmtonte shumë qytetarët. Ai përmendi se pushteti kishte lëshuar 21 inspekcione të ndryshme me qëllim që të bëjë presion që komuna t’i jep leje ndërtimi kësaj kompanie për ndërtim.
Investitor i këtij projekti është kompania Nikofon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat