Bllokohet rruga Prilep-Manastir-Resnjë

Maqedonia

Bllokohet rruga Prilep-Manastir-Resnjë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 08:41

Për shkak të shembjes më të madhe të masivit të dheut, komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë, në unazën në Manastir, në 100 metra para tunelit është ndërprerë përkohësisht. Komunikacioni është riorientuar nëpër Manastir. Në vetë vendin është vendosur sinjalizim përkatës.

Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" punojnë në pastrimin e shembjes dhe normalizimin e komunikacionit.

Sipas informatave nga NP Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Në rrugën rajonale Vallandovë-f.Udovë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe sasive të mëdha të ujit të papritur dhe aluvionit nga rëra dhe gurë në korsi, komunikacioni zhvillohet në mënyrë alternative nëpër një korsi deri në sanimin e gjendjes.
Në rrugën rajonale Gjevgjeli-lokaliteti "Smërdliva voda" në "Dllabok doll" komunikacioni zhvillohet në mënyrë alternative nëpër një korsi për shkak të parqitjes së shembjes së dheut.
Në komunën Kriva Pallankë është e pakalueshme rruga e fshatit Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrave.
Në rrugën magjistrale A-3 Koçan-Delçevë më saktësisht në rrugën nga f.Istibanja dhe M.Kamenicë, në shumë vende të rrugës ka paraqitje të madhe të shembjeve të gurëve.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat