Dialogu LSDM­-VMRO mbyllet pa sukses, takim i ri pas Pashkëve

Maqedonia

Dialogu LSDM­-VMRO mbyllet pa sukses, takim i ri pas Pashkëve

Më: 30 mars 2015 Në ora: 23:56

Në Parlamentin Evropian sot pasdite përfundoi dialogu i parë zyrtar mes përfaqësuesve të VMRO­-DPMNE dhe LSDM­së, me ndërmjetësimin e eurodeputetëve Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Houit dhe nën syrin e zgjuar të David Kullen dhe Kristina Graj nga Komisioni Evropian, në mënyrë për t’i dhënë fund krizës politike në Republikën e Maqedonisë, njofoti korrespodenti i MIA­s nga Brukseli.

Tre përfaqësuesit e VMRO­-DPMNE­së, Nikolla Popovski, Nikolla Todorov dhe Ilija Dimovski dhe përfaqësuesit e LSDM­së, Radmilla Shekerinska, Renata Trenevska­Deskoska dhe Viktor Gaber, kishin një takim të shkurtër të përbashkët, të ndërmjetësuar nga eurodeputetët.

Sipas informatave nga ky takim, përfaqësuesit e LSDM­së kanë qëndruar në kërkesën për krijimin e një qeverie kalimtare, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrave dhe zyrtarëve në Radio Televizionin e Maqedonisë, si dhe të prokurorit publik. Kjo është hedhur poshtë nga “treshja” e VMRO­-DPMNE­së, pas çka takimi ka përfunduar.

Në kumtesën e dërguar nga zyrat e Vajgël, Kukan dhe Houit, që është i vetmi informacion zyrtar nga dialogu i sotëm LSDM ­ VMRO-­DPMNE në Parlamentin Evropian, duke marrë parasysh atë se përfaqësuesit e partive maqedonase, si dhe vet eurodeputetët, refuzuan të japin deklarata zyrtare, theksohet se bashkëbiseduesit ranë dakord të takohen përsëri.

“Sot u mbajt takimi në Bruksel mes përfaqësuesve të partisë maqedonase në pushtet dhe partive opozitare me anëtarë të Parlamentit Evropian. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se bisedimet duhet të vazhdojnë”, theksohet në deklaratën nga kabinetet e tre eurodeputetëve të KE­së, lehtësues të dialogut të sotëm. Dialogu i sotëm i dy partive më të mëdha maqedonase, që është për herë të parë pas bojkotit zyrtar nga ana e LSDM­së në Kuvendin e Maqedonisë pas zgjedhjeve të kalura parlamentare, fillimisht filloi me takime të veçanta të përfaqësuesve maqedonas me europarlamentarët dhe përfaqësuesit e Eurokomisionit.

Më pas u mbajt drekë pune e eurodeputetëve Kukan, Vajgëll dhe Houit me Radmilla Shekerinskën dhe Nikolla Poposkin, ndërsa në fund edhe takim i përbashkët i të gjitha “tresheve”.

Ky takim, gjithashtu do të mbahet në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat