Rritet numri i lindjeve të parakohshme

Maqedonia

Rritet numri i lindjeve të parakohshme

Më: 30 mars 2015 Në ora: 18:13

Rritet numri i foshnjave të lindura para kohe. Ky nuk është rast vetëm në vendin tonë, por edhe në përmasa botërore. Nga Klinika e gjinekologjisë dhe obstetrikës, thonë se shkaqet për këtë dukuri po hulumtohen, por para se gjithash kanë të bëjnë me mënyrën dinamike të të jetuarit.

“Të gjitha gratë shtatzëne me tendencë të lindjes së parakohshme drejtohen këtu te ne në mënyrë që të intervenohet për të ndihmuar në zhvillimin e mushkërive të bardha që të mundësohet përshtatje më e mirë e këtyre fëmijëve dhe është normale të pritet që përqindja të jetë më e madhe në këtë Klinikë. Në vitin 2013 ishte 18,7% ndërsa në vitin 2008 17,3%”, deklaroi Maria Haxhi Lega – drejtore e Klinikës së gjinekologjisë

Në këtë Klinikë ekziston edhe laktarium në repartin e kujdesit intensiv ku nënat e foshnjave të lindura para kohe mund të lënë qumësht nëne dhe më pas ai të përdoret për ushqimin e tyre derisa foshnjat gjenden në spital. Është hapur edhe kabineti i të ashtuquajturit “kangurim”. Aty prindërit mund të realizojnë kontakt të afërt me fëmijët e tyre të lindur para kohe. Mjekët apelojnë që gratë shtatzëne të bëjnë kontrolle të rregullta në mënyrë që të shmanget lindja e fëmijëve me anomali.

“Në praktikën tonë ka edhe ngjarje të padëshiruara si lindja e frytit me anomali sepse pacientja nuk ka bërë kontrollimin e rregullt, ne ballafaqohemi me anomali të tilla dhe apelojmë deri tek të gjitha shtatzënat”, theksoi Haxhi Lega

Pas hapjes së objektit të ri të Klinikës së gjinekologjisë dhe obstetrikës që në funksion është tanimë 3 vite, lindjet në këtë institucion shënojnë rritje. Foshnja më e vogël që është lindur në këto 3 vite dhe që ka mbijetuar ka lindur në javën e 26 të shtatzënisë. Nëna më e re që ka lindur në këtë Klinikë ka qenë vetëm 15 vjeçe ndërsa më e moshuara 50. Ajo me ndihmën e procedurës “in vitro” ka arritur të lind treshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat