Britania është pro masave për besimin midis Greqisë e Maqedonisë

Maqedonia

Britania është pro masave për besimin midis Greqisë e Maqedonisë

Më: 30 mars 2015 Në ora: 12:11

Po dëgjojmë me një interes të madh se qeveria e re greke është e interesuar për promovimin e masave për ndërtimin e besimit me Maqedoninë e Turqinë.

Këtë e deklaroi ambasadori britanik në Athinë Xhon Kitmer në një intervistë për Kathimerini, duke shtuar se është shumë pozitive ajo që shefat e diplomacisë maqedonase dhe greke, Poposki e Kozias, kanë biseduar për miratimin e masave për ndërtimin e besimit.

“ Qeveria greke theksoi se Greqia është vend stabil në një rajon jo stabil. Megjithatë, ende ka probleme bilaterale me fqinjët”, theksoi Kitmer, transmeton zhurnal.mk

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat