Dialogu në Bruksel nis me takime të ndara, partitë me tre përfaqësues

Maqedonia

Dialogu në Bruksel nis me takime të ndara, partitë me tre përfaqësues

Më: 30 mars 2015 Në ora: 12:05

Ora 11 e 30 shënoi fillimin e dialogut politik mes VMRO-së dhe LSDM-së.

Në fakt, procesi ka filluar me një takim vetëm për vetëm të përfaqësuesve të VMRO-së me tre përfaqësuesit evropianë dhe një orë më pas po kështu do të takohen edhe përfaqësuesit e LSDM-së.
Pas takimeve të ndara, pritet të zhvillohet takimi i përbashkët mes përfaqësuesve të dy partive politike.
Mediet maqedonase që kanë korrespondent në Bruksel, raportojnë se LSDM përfaqësohet nga zv.kryetarja Radmila Shekerinska, nënkryetarja Renata Deskoska dhe ish-diplomati Viktor Gaber, ndërsa VMRO nga Nikola Poposki, Nikola Todorov dhe deputeti Ilija Dimovski.

Qëndrimi i LSDM-së është se qeveria duhet të dorëhiqet që t’i hapë rrugën zgjidhjes së krizës, ndërsa VMRO-DPMNE kërkon që lufta politike të zhvillohet institucionalisht dhe LSDM të kthehet në Kuvend.
Dialogu po ndërmjetësohet nga eurodeputetët Richard Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat