AMP: Në dialogun politik të përfshihen edhe partitë shqiptare

Maqedonia

AMP: Në dialogun politik të përfshihen edhe partitë shqiptare

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:44

Aleanca për Maqedoni Pozitive (AMP) vlerëson se në dialogun politik duhet të përfshihen edhe partitë politike të bllokut shqiptar.

Kjo parti përshëndet fillimin e dialogut politik mes VMRO-së dhe LSDM-së në Bruksel.
Këshilli Kryesor i AMP-së, në mbledhjen e djeshme, vlerëson se zgjidhja politike e krizës është organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në përputhje me Kodin e ri Zgjedhor, i cili duhet të parashohë ndarjen e plotë të shtetit nga organizimi i procesit zgjedhor.
AMP mbështet idenë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore, të votohet me lista të hapura dhe të ndodhë departizimi i Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Kjo parti vlerëson se bisedimet duhet të zhvillohen me parti opozitare jashtëparlamentare.
Këshilli Qendror miratoi dorëheqjen e ish-kreut të saj Ljupço Zikov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat