150 milion vajza të reja janë dhunuar në botë nga pedofilët

Maqedonia

150 milion vajza të reja janë dhunuar në botë nga pedofilët

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:38

Statistikat botërore flasin se 150 milion vajza të reja janë dhunuar apo janë ngacmuar seksualisht. Megjithatë 73 milion djem të rinj janë keqpërdorur seksualisht nga prindi, të afërmit ose nga personi që kujdeset për këta fëmijë.

Në Maqedoni janë rritur rastet e pedofilisë. Mirëpo një pjesë e madhe e rasteve nuk regjistrohen as në polici për shkak të turpit se veprën penale e ka bërë ndonjë familjar apo ndonjë i afërt informojn nga Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” në Shkup.

“Për ne si ambasad e fëmijëve është tepër brengosës fakti se në linjën tonë telefonike 0800 1 2222 kemi marr telefonata nga persona nën moshën 14 vjeçare të cilët janë paraqitur si të dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijëve”, shprehet Dragi Zmijanac nga Ambasada “Megjashi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat