Pse dialogu do të ishte më mirë të zhvillohej në Shkup

Maqedonia

Pse dialogu do të ishte më mirë të zhvillohej në Shkup

Më: 30 mars 2015 Në ora: 11:21

Profesori universitar dhe ish-ndërmjetës i krizës politike pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, Borçe Davitkovski, gjykuar sipas nivelit të përfaqësuesve të partive në dialogun e sotëm në Bruksel, është skeptik se do të mund të arrihet marrëveshje.

Ai thotë se takimet do të ishte më së miri të mbahen në Shkup, nën ndërmjetësimin e një përfaqësuesi të BE-së, sepse në këtë mënyrë pjesëmarrësit do të konsultoheshin më lehtë me krerët e tyre dhe me organet e partisë.
“Askush tjetër përveç liderëve të partive në Maqedoni, nuk ka mandat dhe nuk guxon që të bie dakord për diçka konkrete”, thotë Davitkovski për DË.
Sipas tij, edhe në rast se liderët do të merreshin vesh, kjo gjë nuk do të thotë se organet e partisë nuk do ta ndryshojnë atë ose nuk do të kërkojnë të plotësohet marrëveshja për shkak të interesave partiake.
“Prandaj konsideroj se vetëm në Shkup dhe me përfshirjen e liderëve dhe të një përfaqësuesi të lartë të BE-së, ka të ngjarë të arrihet një marrëveshje për kapërcimin e krizës politike. Ndoshta është më mirë të përfshihet dhe ndonjë ekspert nga vendi për t’i ndihmuar përfaqësuesit të BE-së rreth dallimeve terminologjike gjatë formulimit të konkluzioneve, sepse ajo që për Evropën është marrëveshje, kontratë apo konkluzion, për politikanë tanë mund të paraqet diçka tjetër, varësisht nga momenti dhe se si u përshtatet atyre”, thotë profesori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat